Pedagogu Arlind Qori e ka cilësuar si mungesë përgjegjshmëri faktin që në çeljen e fushatës së PD kishte qindra njerëz që qëndronin pranë njëri-tjetrit, në kundërshtim me rregullat e Covid.

Qori thotë se është pandershmëri nga ana e autoriteteve që ndalojnë protestat dhe lejojnë mitingjet. Ai thotë se do të vazhdojnë grumbullimet masive, ndërsa politikanët “nuk u hy gjemb në këmbë”.

Qori: Sot në Shqipëri ka më tepër qytetari në Bulqizë e në fshatra se në mitingjet e Ramës dhe të Bashës. Qytetaria është politike. Në mitingun e Bashës ka papërgjegjshmëri shëndetësore dhe pandershmëri nga ana e autoriteteve. Deri tani janë ndaluar protestat dhe policia ka bërë namin, ndërsa Basha mund të mbledhë qindra njerëz e të mos i hyjë gjemb në këmbë.

Këta kanë një vit që duan të mbysin protestat. Kur u leverdis atyre, si në rastin e Bashës, lejojnë grumbullimet dhe këto do të jenë të shpeshta në ditët në vijim.