Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një tjetër takim me demokratët e Durrësit të cilëve u ka bërë thirrje që në datën 6 mars të votojnë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.

Berisha ka deklaruar se “hijet e zeza” kanë dalë nëpër qytet duke blerë vota. Berisha përmendi emra duke thënë se sipas tij 2 më të shquarit në Durrës janë Ardi Çela dhe Roni Shqopa.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoral si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota. Këtu në Durrës 2 më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimir me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz sot që s’kanë kafshatën. Duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend.

Nëse ka gjakpirës të vërtetë janë monopolistët jo biznesmenët e tjerë sepse ata çajnë me djersën e tyre me konkurrencën e lirë. Monopolistët çajnë me rryshfetin korrupsionin që ndajnë me qeverinë. Prandaj monopolet janë të ndaluara me ligj.