
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pranë Qytetit Studenti, ku ka kryer homazhe në nderim të liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Berisha shoqërohet nga studenti i dhjetorit Bislim Ahmetaj dhe nga deputeti Belind Këlliçi.
Të pranishëm në këtë takim janë dhjetra anëtarë të lëvizjes së dhjetorit, dhe politikanë të tjerë, që e kanë mbështetur Berishën edhe përgjatë takimeve të Foltores.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Berisha ka hequr xhaketën e madhe që mbante u veshur, ndërkohë që ka zgjedhur dhe një kollare në ngjyrën blu, që simbolizon dhe të dhjathtën në vendin tonë.


