Home ELBASANI SOT VIDEO/SHTËPITË E BRAKTISURA KTHEHEN NË VENDKONSUMI LËNDE NARKOTIKE

VIDEO/SHTËPITË E BRAKTISURA KTHEHEN NË VENDKONSUMI LËNDE NARKOTIKE

15

Banorët e lagjes “Kala” të shqetësuar

Kalaja në qendër të qytetit të elbasanit përvecse një lagje në të cilën banohet është edhe një nga monumentet historike e cila tërheq me dhjetra turistë cdo vit. shtëpitë e vjetra me plot histori si dhe monumentet si kisha dhe xhamia e bëjnë akoma me atraktive për tu vizituar nga kushdo .

Megjithatë mungesa e investimeve nga insotucionet përkatëse si dhe lënia pas dore e kësaj lagjije ka bërë  që shumë shtëpi dhe rrugica këtu të kthehen në një ambient jot ë sigurtë për ata të cilët banojnë aty .

 Në shumë rrugica dhe shtëpi të pabanuara të lagjes “Kala” përvec ndotjes evidentohet edhe nje tjëtër problem. Sipas shqetësimit të ngritur nga banorët ndërtesat të cilat nuk janë më funksionale përdoren nga persona të ndryshëm si vende që shërbejnë kryesisht për përdorimin e lëndëve narkotike. Sipas banorëve  veçse shqetësimit për ta ,ky fenomen kjo përbën dhe një imazh të keq per turistët të cilët vinë të vizitojnë Elbasanin .

Qytetarët kërkojnë të merren masa rreth këtij problemi dhe shtëpitë e braktisuara të jenë nën mbikqyrjen e autoriteetve vendore.