Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ka mbledhur kandidatët e tij për kryetarë Bashkie për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha u bëri thirrje kandidatëve që të shpëtojnë Shqipërinë, pasi referuar të dhënave alarmante nga INSTAT numri i shqiptarëve të larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian ka shkuar në 935 mijë.

Sipas ish-kryeministrit largimi i tyre vjen pasi në vendin tonë ka një politikë antishqiptare dhe çnjerëzore.

“Se statistikat e fundit  të cilat gjerë në 2021 informonin se 744 mijë shqiptarë kanë lënë Shqiprinë për vendet e BE-së. Kjo shifër para pak ditësh është azhurnuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë shqiptarë në këto vite. Vetëm në BE. Nuk janë përfshirë këtu shqiptarët që kanë ikur në zonën tjetër të jo BE-së.

Asnjëherë ky vend në histori nuk është shkretëtuar nga një regjim si# po shkretohet këto vite. Sot një thirrje e përgjithshme është të shpëtojmë Shqipërinë ti dalim për zot Shqipërisë. Shqipëria po zhduket, po vdes me shpejtësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së vet. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin. Për shpëtimin e vendit, e gjithë kjo vjen nga një politië antishqiptare nga një politikë ccnejrëzore qëngjitet ndaj këtyre njerëzve. Këtu kemi qenë dhe Insituti i statistikave i drejtuar nga Edi Rama nxori grafikun se në vitet 2007 e 2014 popullata në Shqipëri u rrit nga viti në vit dhe kjo është e vërtetë pasi këto vite u kthyen mbi 180 mijë emigrant Shqiptarë.

Dallimi ishte themelor Shqipëria një vend shprese, me ato të ardhura me ato kushte, por kishte shpresë kurse sot ky regjim Edi Rama vrret shpresën. Por si e vret shpresën ky? Po e vret duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm skandale, ky e vret shpresën duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirshme. Ky njeri që udhëton 137 udhëtime me charter dhe me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më i pasur i gjirit, ky njeri që mban vetëm për rrogat e pilotëve shpenzon 300 milionë në vit. Ky njeri i cili udhëton si sheikët me makinat 500 mishe dhe deklaron se e bleu PS se e ka bankë PS ai. Ky njeri që thotë që firmos fap fap për xhepat e tij, firmos për 420 milion euro në kundërshtim flagrant me ligjin”, tha Berisha.