Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën policeske ndaj mediave gjatë mbrëmjes së djeshme në konfrontimin e policisë me tifozët italianë dhe holandez.

Sipas Berishës, narkopolicia Rama-Çuçi ka keqtrajtuar fotoreporterin në detyrë të agjensisë LSA, ku i ka marrë mjetin e punës, aparatin fotografik në të cilin kishte fiksuar skena të brutalitetit të paparë të narkopolicëve ndaj tifozëve dhe qytetarëve, dhe i fshiu të gjitha fotot e skenave të dhunës antiligjore dhe krimit shteteror të fallangave të narkos-ve me uniformë’.

Stop dhunes policeske brutale ndaj mediave!

Te dashur miq,

Narkopolicia Rama-Çuçi  keqtrajton fotoreporterin ne detyre te agjensise LSA.

Ajo i mori foto-reporterit perdhunisht mjetin e punes, aparatin fotografik ne te cilin kishte fiksuar skena te brutalitetit te papare te narkopoliceve ndaj tifozeve dhe qytetareve, dhe i fshiu te gjitha fotot e skenave te dhunes antiligjore dhe krimit shteteror te fallangave te narkos-ve me uniforme.

I shpreh solidaritetin tim te plote reporterit te dhunuar ne krye te detyre te agjensise LSA.

Denoj me ashpersine me te madhe keqtrajtimin e fotoreporterit ne detyre nga narkopolicia dhe ju bej thirrje te gjitha agjensive dhe organizatave kombetare dhe nderkombetare te mbrojtjes se mediave te denoncojne Edi Ramen dhe narkopolicine si nder dhunuesit me kryesore te lirise se mediave ne Europe