Me 75 vota pro kuvendi i dha dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Pas protokollimit të vendimit të Kuvendit, Sali Berisha do të jetë në dorë të dy prokurorëve të posacëm Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët do i drejtohen gjykatëses, Irena Gjoka për ndryshimin e masës ndaj tij.

Ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në atë që njihet si afera me pronat e Klubit Partizani.

SPAK iu drejtua Kuvendin me autorizim për heqjen e imunitetit, dhe ashpërsim të masës së sigurisë, pasi Berisha nuk zbatoi masat e mëparshme për detyrim paraqitje.