Kreu i PD Sali Berisha ka qenë sot në fshatin Kuç të Shkodrës të përmbytur nga reshjet masive të rëna ditët e fundit. Berisha tha se qeveria pa njoftuar ka hapur portat dhe tunelin e Komanit, pasi ka për qëllim vetëm vjedhjen.
Berisha është shprehur se qeveria e ka blerë energjinë 4 herë më shumë sesa po e shet në këtë moment. Berisha shtoi se ata edhe pse ishte parashikuar që do të kishte reshje të shumta qeveria kishte prokuroruar për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep.
Berisha:E kam ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje zhvillimet dramatike.
Erdha këtu për të shprehur solidaritetin për ju dhe të gjithë banorët dhe për kryetarin e Bashkisë për punën që po bëni.
Kjo është dëshmi e plotë e papërgjegjshmërisë së këtyre qytetarëve, që mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga porta e Vaut të Dejës, 2 mijë metër kub në sekondë, përveçse sa kanë derdhur nga turbinat, të gjitha këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve të tyre.
Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ua ka dorëzuar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja ua ka verbuar sytë dhe mendjen, por për hir të së vërtetës, një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, që në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytjet në alpet e veriut.
Por të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Balukun se ata e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur.
Tani del e thotë që e bëra për të shtuar rezervat, ndërkohë që të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishte sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokuroruar për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep.
Tani që ka plasur skandali, përpiqen që të mashtrojnë dhe të justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndalonin vjedhjen.