Apeli DurrësIT ka rikthyer në detyrë 6 efektivët e “Shqiponjave” të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Efektivët akuzoheshin për shp[ërdorim detyre dhe Gjykata e shkallës së parë Elbasan i kishte pezulluar nga detyra.

Ndërkaq për dy ish-nëndrejtorët e policisë gjykimi po vijon ende.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.