Ish-kryeministri Sali Berisha falenderon demokratët dhe ngre dolli për ta, për ato që thotë se kanë qenë dhjetëramijëra mesazhe urimi në drejtim të tij, për ndërrimin e viteve.

Mesa duket, mesazhet kanë qenë të shumta dhe Berisha shkruan se i kanë dhënë energji pozitive dhe besim se 2023 do jetë viti i triumfit të popullit opozitar.

“Një falenderim të përzemërt miq dhe një dolli për të gjithë ju e familjet tuaja, që me dhjetramijëra urime të ngrohta për Vitin e Ri me keni mbushur plot me energji pozitive, frymëzim dhe besim se viti 2023 do të jetë viti i triumfit të popullit opozitar. Gëzuar”, shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fweb.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fposts%2Fpfbid0M5h9o4jBkBUpzmBYc3NuaGvoGEPyEpTeh89sb7qHsK95Kp88y17kNWncmFsAf4Lxl&show_text=true&width=500