Një grua 55-vjeçare mësuese e shkollës fillore është gjetur e vdekur në banesën e saj Bagheria në provincën e Palermos.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Teresa Spano dhe se është mbytur nga vajza e saj 17-vjeçe.

E reja pasi është marrë në pyetje ka pranuar krimin duke thënë se ditët e fundit kishin pasur debate të forta mes tyre.