Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e tij, për të shkuar drejt bar Amerikës, ku do të hedhë voton për shkarkimin e Lulzim Bashës. Berisha dha detaje dhe nga protesta që do të mbahet ditën e hënë, ku tha se ajo do të nisë në orën 16:00 të pasdites, kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Berisha:

Një ditë historike për lirinë në PD, për pluralizmin politik dhe për mbarë shoqerinë shqiptare. Për herë të parë në histori është anëtarësia ajo që vendos sot, për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që dëshmoi se nuk e ka merituar ndonjëherë. 

Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD-së dhe pluralizmit në Shqipëri. E patë ju kreun e meduzës mbrëmë, se si përpiqej që të tjetërsohej në çdo gjë tjetër nga ai që është.

Unë u jap fjalën se të dy do të kenë të njëjtin fat. Ditën e hënë në orën 4, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 milionë eurove, që kërkon kreu i Meduzës me SPAKun e tij ti fshehë në një vjedhje 3 milionë euro. Unë i mbledh në cilësinë e sovranit.

Sot kemi një protestë të shoqatës Brava-Bardhi. Shqiptarët e dinë vetë zgjedhjen e tyre.