Home ELBASANI SOT VIDEO/ LIDH DY LAGJE POR NUK KA INVESTIME

VIDEO/ LIDH DY LAGJE POR NUK KA INVESTIME

17

Rruga “Kamber Sejdini” e lënë në harresë

Në rrugën Kamber Sejdini” e cila lidh lagjen “Emin Matraxhiu” me Kodër  Krastën nuk është vënë dorë asnjëherë duke sjellë degradimin e këtij aksi dhe duke e lënë në këtë gjëndje sic  shihet  në keto pamje.

 Gjatë stinës së dimrit dhe ditëve me shi kalimi në këtë rrugë bëhët pothuajse i pamundur dhe për ata te cilët banojnë këtu është akoma dhe më e vështirë.

Disa prej tyre shprehen se ankesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhet dhe deri më tani përvecëse premtimeve boshe nuk është bërë asgjë. Vështirësi ka dhe për drejtuesit e automjeteve të cilët shprehën se perpiqën ta evidentojnë kalimin nga kjo rrugë.

 Kjo rrugë e ndodhur farë pranë edhe institucioneve shkollore ndaj duhet investuar domosdoshmërisht./Egnatia news