Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim në qytetin e Durrësit ditën e mërkurë në orën 18:00 ku pritet të mbajë fjalim përpara simpatizantëve demokratë.

Ndërkohë që në takimin e fundit të Berishës në Vlorë, ai u shoqërua nga drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj. Ndërsa pritet që ditën e mërkurë, deputeti demokrat Edi Paloka të jetë në krah të Berishës.

Nuk dihet nëse edhe kreu i degës së PD në këtë qark, Ferdinand Xhaferraj do të bëjë të njëjtën gjë, pasi nuk ka mbajtur një qëndrim të prerë pro apo kundër ish kryeministrit.

Postimi i Plotë nga Sali Berisha

Njoftim!

Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb