Home AKTUALITET POLITIKË Berisha ”non grata” në SHBA, flet për herë të parë Rama: Nuk...

Berisha ”non grata” në SHBA, flet për herë të parë Rama: Nuk ka më telenovela, jam 100% i fokusuar…

16

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për herë të parë publikisht për shpalljen non grata në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa është treguar i kujdesshëm që të mos përgjigjet në mënyrë direkte.

Rama tha se ai është i fokusuar te puna e qeverisë, dhe se koha e telenovela në komunikimin politik ka mbaruar.

“Jam 100% i fokusuar te punët, se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës, sepse ska kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, dhe do të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në një telenovelë. Për mua ka më shumë rëndësi sa vaksina kryhen, sa përparojnë kantieret e rindërtimit. Ne do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete, të tjerat janë…”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë mandatine  deputetit në qarkun e Durrësit apo të Vlorës, Rama nuk bëri asnjë koment, ndërkohë që paralajmëroi lirimin e masave kufizuese nga dita e nesërme.

”Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me planin e veprimit, por është shumë shumë e rëndësishme, që të mos harrojmë se nuk kemi fiuar 100% rrugën e daljes nga tuneli. Duhet të vijojmë të jemi të kujdesshëm, nesër Komiteti do të dalë me planin e ri, me lehtësimin e mëtejshëm të masave, do të përmbushet objektivi ynë për të pasur një sezon të mirë turistik”, u shpreh kryeministri.

Rama shoqërohej në inspektimin në sheshin Skënderbej nga ministrja Ogerta Manastirliu, ndërkohë që nga sot ka nisur vaksinimi dhe për punonjësit e transportit publik.