Mbrëmjën e sotme analisti Fitim Zekthi dhe Fatos Lubonja janë “përplasur”me njëri tjetrin sa i përket temës së “Non-Gratës” së ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.

Zekthi tha se shpallja e Berishës non-grata nuk është një konspiracion, por sipas tij është bërë nga informacione që janë mbledhur nga struktura të besueshme amerikane.

Ndërsa, Lubonja shtroi pyetjen se përse këto institucione nuk kanë vepruar dhe për politikanë të tjerë në vend (duke përmendur Edi Ramën), por kanë vepruar vetëm në rastin e Berishës.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Berisha thotë se këtë e ka bërë një konspiracion ndërkombëtar, e kam çuar çështjen në Paris dhe Parisi do vendosë. Diskuri që përdor Berishës është i padrejtë dhe nuk përdor asnjë fakt. Berisha thotë jam pro-amerikan, s’kemi prish asgjë, është marrëdhënie personale, është ambasadore sovjetike…

Lubonja: Ke bërë investigim se kush i çoi ato dhënat e PD atje?

Zekthi: E kam bërë

Lubonja: Ca të ka dalë?

Zekthi: Më ka dalë që vendimet që merr sekretari amerikan i shtetit nuk merren nga llafe shteti

Lubonja: Nga kush? Hë mo, nga kush?

Zekthi: Sekretari i shtetit kur merr vendim për non-grata e merr nga informacione që vijnë nga FBI, etj… ky është informacioni, ju s’keni asnjë informacion që është konspiracion. S’bëj komplote kundër Berishës

Lubonja: Unë kam dhe informacione nëse do ti, por pyetja që bëj unë është që, je nga ata që beson se Rama është i korruptuar? Që ka vjedhur votat?

Zekthi: Absolutisht po

Lubonja: Pse këta që përmende nuk shohin këtë, por shohin atë që ndodh para 8 vitesh?

Zekthi: E shoh unë këtë, mbase e bëjnë më vonë, se di… por them se është e besueshme që konspiracionin s’ka arsye për ta marrë të mirëqenë. Unë e kam me të pavërtetën

Lubonja: Mirë mo mirë, po s’na the të vërtetën