Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë, ndërkohë nuk dihet ende se sa persona kanë humbur.

Ka qenë një mik i tyre ai i cili ka njoftuar policinë të cilët menjëherë janë vendosur në gadishmëri për gjetjen e tyre.

Sipas policisë, turisti ose turistët francezë janë nisur nga Llogaraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.

Nuk dihet saktë se ku janë por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreas.