Kreu i PD, Sali berisha ka paralajmëruar revolta të mëdha nëse kryeministri Edi Rama rrit çmimin e energjisë elektrike.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se po tejkalohet çdolloj limit, ndërsa e paralajmëroi Ramën të mos luaj me çmimin e energjisë.

Nëse rrit çmimin e energjisë, unë të paralajmëroj, do përballesh me revolta. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, ndryshe PD do realizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend. Nuk mund të bëhet kështu, po tejkalohet çdolloj limiti. Edhe tani po i zbrazin digat”, tha Berisha. /abcnews.la