Një dhurues serial i spermës me gati 60 fëmijë biologjikë është arrestuar në Fixhi, gjatë rrugës për në Zelandën e Re, ku do të bënte një “turne dhurimi” për të krijuar foshnja KiviAmerikani Kyle Gordy, 30 vjeç, i cili ka 47 fëmijë në mbarë botën dhe 11 të tjerë në pritje, tha për “Herald” se u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Nadi pas një fluturimi nga Los Angeles. Ai tani do të dëbohet..Sapo zbrita nag avioni dhe aty nisi të bëhet situata e çuditshme. Qëndrova në radhë për 30 ose 40 minuta, pastaj kontrollori shikon kompjuterin e tij dhe thotë: Duhet të të marr mënjanë për diçka. U nervozova. Së pari ata më bënë disa pyetje themelore…, donin të dinin pse po shkoj në Zelandën e Re”.

Gordy tha se autoritetet e Fixhit më pas telefonuan Emigracionin në Zelandën e Re dhe e lidhën me ta. Ai foli me një grua për rreth 20 minuta, duke i thënë asaj se po udhëtonte në vend për turizëm, duke përmendur pika të nxehta si Hobbiton dhe Queenstown: “Ajo më pyeste: A ka ndonjë gjë tjetër që duhet të di?”

Gordy i tha se do të vizitonte një mik të quajtur Adam Hooper, një dhurues serial australian i spermës me më shumë se 20 fëmijë në vende të ndryshme. Hooper mbërriti në vend dje dhe tha për “Herald” se ka dhuruar spermën për dy gra.

Gordy dha gjithashtu emrin e një gruaje nga Wellington, të cilës do t’i dhuronte gjithashtu spermë, megjithëse nuk i dha Imigracionit arsyen e fluturimit.

Gordy zbuloi bisedën me zyrtarin e emigracionit: “Ai më tha se, për fat të keq, kemi emaile që tregojnë se ju po vini për një arsye tjetër, se nuk isha i sinqertë. Nuk mendoj se duhet t’iu them atyre se po shkoja për të dhuruar spermën. Unë, gjithashtu po shkoja për të parë ndonjë gjë atje”.

Gordy reklamon shërbimet e tij në Facebook dhe përdor metoda të inseminimit artificial ose natyral. Ai beson se viza i është anuluar sepse nuk pranoi të deklarohej si dhurues i spermës.

Atij iu tha se do të kthehej në SHBA në orën 20:00, por shpresonte se mund të ndryshonte mendjen e Emigracionit. Për pasojë priti në aeroportin pothuajse bosh të Nadi për fluturimin e tij.

“Kjo është e çmendur, thjesht e çmendur. Ata nuk do të më lënë as në Fixhi. Pse duhet të pranoj diçka kur shkova në Evropë dhe Kanada për të dhuruar spermën dhe nuk kisha nevojë t’u tregoja atyre?” – pyet plot irritim amerikani.

Gordy tha se ishte dakorduar me rreth shtatë gra për t’iu dhuruar në Zelandën e Re: “Këto gra po mbështeten tek unë për të krijuar familje”.

Ndërkohë, së fundi është zbuluar se Kyle Gordy pret fëmijën e tij të 50-të biologjik. Ylli i rrjeteve sociale nga Kalifornia, SHBA tregoi se si e mban spermën e tij në formë të mirë duke ngrënë më shumë proteina, përfshirë fasulet dhe peshkun.

Ai shpesh përmbytet me mesazhe nga gra që duan të kenë fëmijën e tij dhe pretendon se ka ndihmuar 12 familje të tjera për të mbetur shtatzënë. Kyle zakonisht ofron spermën e tij për inseminim artificial, ose më rrallë duke kryer marrëdhënie seksuale me gra.