Ish-kreu i Partisë Demokratike ka folur për gazetarët pas nisjes së sesionit të ri Parlamentar.  Ashtu siç deklaroi edhe më herët gjatë ditës së sotme, Sali Berisha tha se largimi i tij nga Grupi Parlamentar i PD është marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, në kurriz të zgjedhësve.

Pyetjes së së ABC se për çfarë pazaresh e  ka fjalën, Berisha është shprehur se shumë shpejt, PD do të fitojë dhe do të mposhtë pazaret e fëlliqura Rama-Basha.

“Se e çfarë date është pakti do ua lë historianëve por ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duke çmontuar. PD-ja është parti e lirive dhe e të drejtave njerëzore, parti e kushtetueshmërisë dhe e interesit të shqiptarëve. Shqiptarët me integritet dhe me vendosmëri do dinë të zgjedhin. Do të marr çdo nisëm strukturore për ngritjen e PD-së në piedestalin e saj, unë vijon të jem anëtar i PD-së, pakti Rama-Basha nuk ka asnjë mbështetje ligjore. Unë në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së dhe do të jetë shumë e afërt dita kur partia Demokratike do të fitojë forcën për të shporrur një klik sunduese të drogës, dhe pazaret e shpifura. Grupi parlamentar ishte në krahun e vet”, ka thënë Berisha.