Dhjetëra mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha, kanë mbërritur para selisë së së PD.

Këta të fundit mesa duket po presin ish-liderin historik, i cili do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 20;00 në selinë blu.

Konferenca e Berishës, vjen pas përfundimit të votimit në referendumin e thirrur për shkarkimin e Berishës, si dhe pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Basha që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.Nga ana tjetër në selinë e PD është mbledhur dhe kryesia që prej orës 19:00.