Akuza leshoi dhe mbi ish kreun e PD, Lulzim Basha, per te cilin Berisha tha se “në vend se të merrte përsipër avokatinë e votës, mbrojtjen e saj , filloi pazaret me narko-qeverinë”
Fjala e Berishes:
Ne donin të fshinim nga faqja e dheut regjimin e bazuar në krimin, drogën, urrejtjen ndaj shqiptarëve.
Ju u bashkuat e rithemeluam bashkë PD sepse ne donim që kjo parti ashtu si lindi të mbetej avokate e pamposhtur e vlerave më të arrira konservatore tradicionale.
U rithemeluam se donim të vendosur të mbrojmë interesin kombëtar të shqiptarëve të nëpërkëmbur nga nja albanofob bastard i nomenklaturës së vjetër komuniste që shkelmon mbi dinjitetin e qenien e interesat e shqiptarëve, Edi Rama.
Si përmbysëm 30 vite më parë diktaturën staliniste më të egër të Evropës do përmbysim së shpejti tiraninë e narkoshtetit, të vetmen në Evropë, tiraninë e baronëve të drogës të kryesuar nga Edi Rama.
Rruga e rithemelimit të PD që nis me foltoret e njerëzve të lirë, ishte rrugë që na u imponua.
Kjo rrugë, jetike e shpëtimtare për ne e demokracinë e vendit, u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë nga zhgënjimi në zhgënjim nga dështimi në dështim.
Të gjitha këto për shkak të një udhëheqje të një drejtuesi të papërgjegjshëm, Lulzim Basha, i cili e konsideroi këtë parti si sipërmarrjen e tij private, që parimet konservatore i zëvendësoi me pazaret e bizneset me qeverinë