Ish-kryeministri Sali Berisha është duke folur në punimet e Kongresit të PD, shkruan neësbomb.al. Në fjalën e tij ai ka sulmuar kryeministrin Rama, por fokusi kryesor ka qenë Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i selisë blu.

Berisha e quajti Lulzim Bashën një kryetar të papërgjegjshëm që shkelmoi sovranitetin e PD dhe që e çoi partinë nga dështimi në dështim. “Vlerat konservatore i zëvendësoi me vlera dhe pazare me qeverinë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ne pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat ishin zgjedhjet më të dhunuara në historinë e Shqipërisë, ky zotëri në vend që të merrte përsipër avokatinë e votës, filloi pazaret me narkoqeverinë. Në mënyrë më skandaloze bllokoi komisionin hetimor të zgjedhjeve. Tradhtoi çdo demokrate dhe demokratë që votoi për PD”, shtoi ish-kryeministri.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Të dashur demokrate dhe demokratë, shqiptarë kudo që jeni. Po e filloj fjalën time me një mirënjohje të pakufishme ndaj jush se qëndruat ju në idealet tuaja njerëzore dhe jemi sot këtu më të fortë se kurrë. Rrofshi ju, zoti ju bekoftë. Vini sot këtu si misionarë të vërtetë të kontribuoni në punimet e këtij kuvendi.

Përshëndes të gjithë themeluesit e kësaj partie kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe jashtë vendit, koha ju thërret me eksperiencën tuaj që të çojmë përpara kauzën tonë. Miq dhe të ftuar, prania juaj sot është një nder i madh.

Ne mblidhemi krenarë pas një eksperience unike në historinë e një force politike në Europë, patëm një ditëlindje të dytë në 11 dhjetor të vitit 2021. Në një Kuvend historik rilindi Partia Demokratike. Kjo parti nuk vdes kurrë. Ajo jeton dhe do jetojë në idealet më fisnike të shqiptarëve.

Ju e rithemeluat atë sepse doni të fshini nga faqa e dheut regjimin, urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ne ritehemeluam së bashku Partinë Demokratike. Ne duam që kjo parti, ashtu si lindi të mbetet e pamposhtur, një parti e vlerave konservatore. Ne donim të vendosur të mbrojmë interesin kombëtar të shqiptarëve, të nëpërkëmbur nga një alabanofob bastard i nomenklaturës komuniste, Edi Rama