Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një qeveri raciste atë të Edi Ramës, që sipas tij ka diskriminuar veriun e vendit me mungesë investimesh.

Berisha:

Ai është armik i egër sepse çdo ditë arreston njerëz të cilët nuk paguajnë dot faturat sepse nuk kanë. Ky është i vetmi vend në botë që ndëshkon qytetarët për çështjet civile, si e si që ti largojnë nga Shqipëria.

Kjo është një qeveri raciste, antishqiptare ndaj Veriut të vendit. E ka bërë ai këtë, i shkoi një miku im dhe i thotë ‘ti na ofendon ne, sepse nga veriu na kë zgjedhur deputetë kriminelë’. Dhe përgjigja e tij ishte që ‘ata më sjellin vota’.

Edhe në Jug ka çuar para shumë më tepër, por atje edhe ka vjedhur më shumë, Kjo është arsyeja pse sot ne me axhendën tonë të lirisë, duam ti japim përgjgjen më të vendosur, se kurrë për të përmbysur narkoshtetin, dhe për të çuar shqiptarët drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sot jemi në këmbë, PD është më e fuqishme se kurrë, jua them unë.

Ne kemi misionin e shenjtë që të kthejmë votën e lirë te shqiptarëve, PS nga viti 2009 deri më sot nuk ka votuar asnjëherë, është sikur të jetë tufë, dhe shpeshherë detyrat i marrin vesh nga mediat postet që u janë dhënë.

Ku u katandis PD në raport me votën? Në mënyrën më të pabesë Lulzim Basha iu thotë ju, me zërin e Jemin Gjanës, se këta këtu nuk janë 1800 por janë 5400, ky është Lulzim Brava. Kjo është betejë për liri, është betejë për votën e lirë. Një ish-zyrtar anëtarë kryesie i PD-së, del para jush, del para shqiptarëve dhe thotë se këtu jemi 5400, sikur të ishin 4 vetë në një karrige. Pse kjo? Besoj se përgjigjet më të sakta, më të qarta filluan në datën 8 Janar.