Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit ka kërkuar largimin e ambasadorit rus nga Tirana. Gjithashtu ai kërkoi që edhe ambasadori shqiptar të largohet nga Moska.

‘Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh dhe emocione të thella, fjalimin e presidentit Zelensky të Ukrainës, këtij vendi, kombi që po martirizohet për lirinë e Europës dhe botës, në një agresion barbar të Vladimir Putin, i cili theksoi se paraqet sot në monstër me fytyre njerëzore, një kain që ka shndërruar kombin e tij, në kainër që ekzekutojnë vëllezër, fëmijët dhe gratë dhe djegin e shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

Qëndresa e ukrainasve është një frymëzim i madh për ata që duan dhe besojnë tek liria dhe ndjenja e saj. Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin në parlament për ndihma të gjithanshme ndaj këtij vendi. Padyshim Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s dhe në OKB ka dhënë ndihmesën e saj.