Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në tryezën me pedagogët pasditen e sotme duhet një lëvizje e fuqishme e universiteteve për të ndalur rrokullisjen e madhe ku ato janë future. Ai u shpreh se opozita ka një program për këtë lëvizje që do të përpunohet me bashkëpunimin e tyre.
“Zgjidhja është një lëvizje e fuqishme e universiteteve që të mund të ndalë këtë rrokullisje të madhe. Opozitës nuk i mungon program.
Së bashku do e përpunojmë atë. Shqipërisë nuk i mungojnë mundësitë për të transformuar systemin e saj arsimor por me këtë qeveri e cila ka një binom në propagandë mashtrimin, në veprime vjedhjen, më poshtë e më poshtë do shkojë. Duhet të bëjmë gjithçka për t’u përballur për një interest ë madh kombëtar për të shpëtuar arsimin”, tha Berisha.
Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk bën asgjë përveçse sulmon doktoratave pa e kuptuar se sipas tij duhet të bëhen kërkime shkencore për të ecur përpara. Berisha shtoi se nëse ka një mënyrë për të shkretuar trupën universitare ajo është të mos financosh kërkimin shkencor.
“Nëse ju dëgjoni fjalimet e tij në 8-9 vite nuk dëgjoni gjë tjetër përveçse sulm ndaj doktoratave, diplomat false etj. Të gjithë këto janë domosdoshmërisht për t’u përmirësuar. Por ato nuk përmirësohen duke i trajtuar me krizë besimi. Nëse mban një qëllim të tillë katandis në këtë shkallë mjerane financimin e kërkimeve shkencore. Ti jo vetëm je injorant absolut. Nuk kupton që një pedagog që nuk bën kërkim shkencor, as nuk frymëzon dhe as nuk ecën përpara. Pra nëse ka një mënyrë për të shkretuar trupën universitare është të mos financosh kërkimin shkencor. Kjo është e qëllimshme.
Kam një grafik që tregon kurbën demografike të Shqipërisë nga viti 1990 deri para tre viteve. Ajo që është interesante është kjo. Ky grafik tregon se shpresa është faktor kryesor. Në vitet 1992-1997 pati një rritje të të ardhurave. Largimi nga Shqipëria ra në mënyrë të ndjeshme. Kishte shpresë. Deri në vitin 2007 ka një rënie dramatike. Si ka mundësi që borxhi rritet jo me 30, por të paktën me 42%. PPP-të nuk quhen borxh. Si ka mundësi që me këtë borxh që u rrit nga 67 në 107% sot. Rrogat të jenë 20% më të ulëta. Sepse vidhet. Ka vetëm një shpjegim me një fjalë vulgare të fjalorit tonë. Përndryshe nuk mund të ndodhte kjo”, deklaroi ish-kryeministri.