Bordet dhe nafta: Nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me banorët e Kolonjës.
Berisha: A pyet sot kjo qeveri, jo për demokratët jo e jo, se ata i konsideron armiq, nuk i pyet fare, po a pyet për socialistët e thjeshtë, të ndershëm, më thoni mua? Jua thashë edhe në parlament dy ditë më parë, hajde të shkojmë dhe jam gati, jua them me sinqeritet, jam gati të shkojmë në çdo organizatë të tyre dhe të ulem me ta, të diskutoj me ta, sepse këto që bën ky janë shumëzim me zero të qytetarëve shqiptarëve. Ky i shumëzon me zero. Këtyre u shkatërrohen fermat çdo ditë, u kalben prodhimet – ky thotë bujqësia po lulëzon!
E ka shndërruar qeverinë në një makineri të tmerrshme mashtrimi. Vetëm për rrugën Korçë-Kolonjë, në vitin 2018, keni deklaratat e tij se rruga përfundon vitin e ardhshëm!!!
Dhjetorin që kaloi çoi ministrat që thonë se rruga përfundon në 4 muaj! Rruga vazhdon dhe shton e shton paratë në xhepat e tyre. Pra, bazojnë çdo gjë në mashtrim dhe gjithçka në vjedhje. Makineri e tmerrshme e vjedhjes së qytetarëve
Me bordet që ka vendosur, me bordet që ka vendosur – ka vjedhur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së TVVSH, fiks 400 e ca milionë euro! 400 e ca milionë euro!
Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, më e lirë shumë se ishte në fillim të lfutës, këtu vazhdon mbi dymijë e ca.
Të tjerë thonë se ky është aksioner etj etj. Një gjë është e sigurt: që 250 mijë tonë naftë futen kontrabandë. Kjo, me statistika!”