Një tjetër sulm kibernetik mbi sistemin TIMS në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama që thotë se sulmi është “nga të njëjtët agresorë”, pra nga Irani.

Rama thotë se sulmi kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS, ndëresa thekson se po punohet për t’i bërë të paprekshme dhe të sigurat sistemet dixhitale të Shqipërisë.

Reagimi në twitter nga Edi Rama:
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”