Ish-kryeministri Berisha deklaroi për mediat nga selia blu se bravat e godinës janë ndërruar vetëm nga Lulzim Basha dhe se as ai apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk kanë gisht në atë akt.
Berisha e quajti akt të turpshëm duke e cilësuar kryedemokratin si Lulzim Brava dhe se eksponentët e armëve dhe bandave nuk kanë vend në selinë e lirisë.
Pjesë nga deklarata
Berisha: Kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë ajo ose është totalitare ose është pakice terroriste, ose pakicë banditeske, por një gjë është e sigurt se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të injorojë shumicën.Është akt i shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë në selinë e demokratëve.
Kjo është selia e lirisë dhe jo e armëve, nuk është Berisha as këta zotërinj të Komisionit që ka bërë lojë me brava. Në mënyrë të turpshme e ka nis dhe bitis Lulzim Brava. Nuk ka bravë dhe forcë që ndal këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij.Besoj se isha i qartë.Zoti Brava sic e kam theksuar është peng pa shpresë, pengu nuk kontrollon veten, ai është I detyruar të deklarojë nga mëngjesi deri në darke vetëm gënjeshtra.Jo vetëm kaq por fillon ti besojë dhe kalon në dy stade.
Njërin e thotë Dostojevski që thotë se njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër largohet nga qenia Homo Sapiens.faxweb