Home ELBASANI SOT VIDEO/ABUZIMI ME CILËSINË E PRODUKTEVE USHQIMORE

VIDEO/ABUZIMI ME CILËSINË E PRODUKTEVE USHQIMORE

10

Konsumatorët kërkojë më shumë kontrolle gjatë festave

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga festat e fundvitit tregjet dhe bizneset që operojnë në fushën e produkteve ushqimore janë  të mbingarkuar me produkte të ndryshme por teksa tregëtarët dhe bisnesët reklamojnë produktet paralelisht ngrihen edhe dyshimet mbi sigurinë e tyre.

Qytetarët shpesh herë neglizhojnë kontrollin e dative të skadencës sa I takon produkteve që mbajnë një të tillë ndërsa për produktet e mishit,bylmetit apo fruta-perimeve mbetet detyre e autoritetit kombëtar të ushqimit ti kontrollojë. Konsumatorët elbasanas kërkojnë që duhet të ketë kontrolle të shtuara sidomos gjatë kësaj periudhe ku edhe mundësia për të abuzuar rritet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret nga ushqimi i kontaminuar.Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh.

Shifra e personave që preken nga këto sëmundje është 600 milionë çdo vit.Të dhënat e OBSH, tregojnë se fëmijët janë më të prekurit nga ky problem.Çdo vit 40% e të prekurve nga bakteret e ushqimeve janë fëmijë nën moshën 5 vjeç.Ushiqmi jashtë standarteve të sigurisë kur futet në organizëm mund të krijojë një varg sëmundjesh të cilat përsëriten dhe mund të jenë të rrezikshme për organizmin.