Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para Kuvendit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e sotme e cila do të mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Ai tha se kjo protestë do të japë mesazhin e rëndësishëm, ku theksoi se opozita nuk do të tolerojë asnjë ditë më regjimin e Ramës.  

Berisha: Në ditën e protestës së madhe kundër regjimit të Ramës dhe vjedhjeve të tij, kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimit të votës dhe kundër balkanit  të hapur, do të protestojmë fuqishëm. Dua të shpreh mirënjohjen timë për qytetarët dhe u bëj thirrje  të bashkohemi në orën 7 para kuvendit për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës.

Gjithnjë protesta ka skenarin e vet, ne do të japim mesazhin e fuqishëm  se ne nuk do të tolerojmë më këtë regjim as një ditë të vetme.Kjo protestë inagurion procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protestat ndalen atëhere kur arrihet qëllimi i tyre.