Boris Johnson ditën e sotme do të japë dorëheqjen si lideri i Partisë Konservatore, por do qëndrojë në detyrë si Kryeministër i Britanisë së Madhe deri në vjeshtë.

Ai thotë se dëshiron që në krye të Partisë të vendoset një udhëheqës i ri konservator. BBC shkruan se një garë lidershipi konservator do të zhvillohet këtë verë dhe një kryeministër i ri do të jetë në vend në tetor.

Kujtojmë që Johnson dha dorëheqjen pasi ministrat e kabinetit dhe dhjetëra deputetë nga Partia e tij Konservatore u larguan nga rolet e tyre qeveritare në 24 orët e fundit.

Administrata e tij u ndoq nga muaj të tërë skandalesh, duke përfshirë Johnson që u përball me akuza se ai nuk arriti të pushonte nga detyra një figurë të lartë konservatore, pavarësisht pretendimeve për sjellje të pahijshme seksuale.