Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të së enjtes të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se diplomatja amerikane është protagoniste kryesore e kulturës që neverisin më së shumti shqiptarët

“Në fakt, asgjë nuk i pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqjen e tyre. Asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë.

Demokratët, e them këtu me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike dhe pro-perëndimore.

Berisha: Rama bëri avokatinë e Putinit në Davos dhe mbrojti Rozetën e tij
Por ata kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës.

Aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar shumë rëndë me qëndrimet e tyre, reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët.

Me këtë rast, demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane.

Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane.

Incineratorët, Berisha: Koha që këto konferenca t’i bëjmë para Bashkisë dhe te Kryeministria, nuk ka drejtësi
Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri.

Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘woke culture’. Kjo është kultura që neverisin më së shumti shqiptarët se çdo kulturë tjetër.

E neverisin sepse kanë vuajtur më shumë se të tjerët. 45 vite kanë qenë falsifikim dhe mashtrim i historisë.

Kështu që shqiptarët e kapin në ajër, tendencën më të vogël të mashtrimit dhe falsifikimit. Mbyllni sytë dhe kujtoni se çfarë u bë në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes vendeve tona, se si u përdor teknika e amputimit për t’i mbyllur ato në vitin 1991”, deklaroi Sali Berisha.