Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga takimi me eurodeputetin gjerman Elmar Brook. I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Berisha tha se pas takimit me të, Brook, ndryshoi komplet mendimin e tij. Ai tha se Brok iku me mendimin se ai ishte zgjidhja e vetme për PD-në.
6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme.
Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, ‘Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt’. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston, dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithccka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, u shpreh Berisha.