Çmimet e derivateve janë rritur me shpejtësi në shumicën e shteteve të botës, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kjo rritje ka prekur edhe Serbinë.

Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka dalë sot në një televizion serb, ku ka folur për këtë çështje.

Ai ka thënë se produktet e derivateve nuk do të vazhdojnë të rriten më.

“Produktet e derivateve nuk do të rriten më”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në TV Pink.

Sipas Vuçiq, çmimet e naftës do të zbriten në Serbi për shtatë ditët e ardhshme. Ai ka thënë se çmimet do të ulen edhe për benzinën.

Po ashtu, Vuçiq theksoi se në Serbi ka mjaftueshëm ushqim dhe s’ka nevojë për shqetësim.