Në fillim të shekullit 20, Europa dhe e gjithë bota kërkonte shpresë dhe prosperitet.
Divorci me të shkuarën, që nuk jepte më deshirën për të ecur përpara ishte i pashmangshëm.
Njerzit gjetën ngushëllim tek individë, të cilët i dolën përpara në mënyrë të beftë me teori utopike që dukeshin si një përrallë, që duhej thjeshtë ta përqafonin për ta jetuar. Dëshira, pasioni dhe ëndrrat e krijuara nga këta individ i shtyu të besonin. Fatale! Ishte ajo që pasoi ata që ngjallën shpresën. Në fakt, ata ishin abuzues.
Besimi u kthye në një sëmundje që çoi mijra e miliona njerëz në fatalitet. Dhjetra shtete në shkatarrim. Miliona viktima dhe ca më shumë të gjymtuar nga besimi qe i’u dha abuzuesit.
Sot modele të reja dhe avaz i vjetër i kanosen sërisht shoqërive tona. Njerëz në çdo fushë të jetës që reklamojnë utopizma dhe harrojnë se memoria historike e njerzimit ka shumë faktorë ndihmues sot. Ndërgjegjia qytetare reagon e njejtë në mbarë globin.
Përrallat që shesin si deklarata dashurie për njerzit nuk pinë me ujë. Në fakt lista e dëshirave është një përrallë që dhe fëmijët e këtij mijvjeçari nuk e besojnë më. Të gjithë sot nuk mund të besojnë më tek abuzuesi./ nga Erion Murataj