Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku.

Këngët e mini albumit të saj janë kthyer të gjitha në hit dhe dëgjohen kudo, pavarësisht se janë shumë ndryshe me këngët komerciale që po dëgjojmë rëndom vitet e fundit.

Albumi i saj “Çelu” i ka fiksuar të gjithë dhe publiku shqiptar po e dëgjon pa pushim. Personazhe të njohur të ekranit e kanë duartrokitur fort Elvanën për punën e saj, duke e komplimentuar në rrjete sociale.

Komentet drejtuar Elvanës janë të panumërta dhe këngëtarja i ka kthyer përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i ka shkruar Alketa e cila ka marrë thjesht një ‘seen’.

Top Channel