Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin Skënderbej. Mijëra besimtarët kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, bashkë me krerët më të lartë të KMSH-së.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij ishte pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Më shumë se 500 haxhinj nga Shqipëria ndodhen në vendin e shenjtë.

EGNATIA NEWS uron gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit