‘’Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë, ka pasur përgjegjësi nga dy palët. Si do i përgjigjemi disa veprimeve të caktuara që mund të dëmtojnë Amerikën, dhe i kam bërë të qartë Putinit se Biden nuk është kundër Rusisë. Është shumë e rëndësishme të luftojmë COVID-19. Të mbroj popullin amerikan, kjo është përgjegjësia ime si Presidenti.

I bëra të qartë se asnjë Presidenti i SHBA s’mund të rrij duarkryq dhe mos flasë e mos veprojë për problemin e amerikanëve. Kjo e gjitha ka të bëjë me çfarë ne jemi, si mund të jem President kur nuk flas apo ngre zërin.

Ne përpiqemi të kemi një qeveri të fortë e të përgjegjshme, ngritëm çështje të ndryshme, si Irani. Ia bëra të qartë se do të luftoj kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.

Duhet të jemi të angazhuar e të përfshijmë sa më shumë njerëz. Ngrita edhe çështjen e një Europe të lirë, lirisë së fjalës, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Patjetër që duhet të ketë një bazë që s’duhet të shkelen. Duhet bashkëpunim si për popullin amerikan, rus, dhe sigurinë e botës.

I thashë Putinit atë çfarë kam pasur dëshirë e qëllim është tjetër gjë kur takohesh individualisht, biseduam në detaje.

Ramë dakord për një dialog bilateral strategjik në kuadër të stabilitetit. Në interes të SHBA dhe Rusisë, duhet një mekanizëm të përbashkët dhe të fillojë sa më shpejt.

Patjetër folëm dhe për armët bërthamore, për sigurinë kibernetike.

SHBA dhe Rusia ashtu si vendet e tjera duhet të ndërmarrin veprimet e duhura kundër sulmeve. Duhet të kemi kuptueshmëri, të flasim për çështje të veçanta. Folëm pë rIranin, ramë dakord të bashkëpunojmë të dyja vendet SHBA dhr Rusia pasi Irani është një problem shqetësues, besoj për të dyja vendet- tha Biden.

FAX WEB