Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” disa foto me ish-presidentin francez Nikola Sarkozy, të bërë në shtëpinë e këtij të fundit në Paris.

Rama shprehet në mbishkrimin e fotove se ka privilegjin të këshillohet me këtë mik special për sfidat e Shqipërisë dhe të rajonit.

Postimi i plotë: Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.

fax web