Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar paketën masive të radhës të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën.Lajmi është konfrimuar këtë të shtunë nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Një pjesë e paketës, 20 miliardë dollarë janë caktuar për mbështetje ushtarake. Projektligji u dërgua në Seul, pasi Senati e miratoi atë në orët që Biden u nis nga Uashingtoni për udhëtimin e tij. 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë aktualisht po merr pjesë në një darkë shtetërore me presidentin e Koresë së Jugut. Ai nënshkroi paketën e ndihmës jashtë kamerave gjatë mëngjesit të sotëm.