Operacioni “Plumbi i artë” vazhdon prej dy ditësh. Siç deklaroi kryepolici Gledis Nano, se ai nuk është ndalur asnjëherë që prej 19 majit, Forcat Speciale janë duke kryer sot kontrolle në tre qarqe të tjera të vendit.

Biznese dhe shtëpi në zonën e qytetit bregdetar janë kontrolluar me urdhër të SPAK, pas dëshmisë së Nuredin Dumanin. Kontrollet janë ushtruar në biznesin e Xhevdet Troplinit, i cili njihet dhe me nofkën “Poja”, i skeduar nga policia për ngjarje kriminale.

Mësohet se kontrolle dhe shoqërimi i personave të skeduar është bërë dhe në qytetin e Fierit dhe të Korçës. Kjo pasi Nuredin Dumani dyshohet se ka folur edhe për vrasjen e biznesmenit Demir Backa, e ndodhur në 25 tetor 2021.

“Ne jemi në operacion e sipër me SPAK. Ne nuk kemi ndaluar pavaresisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit që kemi patur, si gjatë mëngjesit të sotëm, dhe gjatë ditës së djeshme.

Sa i përket dekonspirimit jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për të patur një informacion sa më të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur, gjithësecili do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin, i kujtdo strukture qoftë”, ka thënë Nano.

Gjatë operacionit “Plumbi i artë” janë ekzekutuar 18 urdhër-arreste nga 32 që ishin prerë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. 14 persona të tjerë, të konsideruar si “kokat” e krimit janë shpallur në kërkim.

18 personat e arrestuar sot nga Policia janë:

٠9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

  1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
  2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
  3. Altin Ndoci, 35 vjeç
  4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
  5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
  6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
  7. Ilirian Feci, 47 vjeç
  8. Enver Diva, 43 vjeç
  9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

٠9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
  2. Leonard Palushi, 41 vjeç
  3. Gentian Sharra, 48 vjeç
  4. Fatos Gosa, 54 vjeç
  5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
  6. Petrit Qoli, 51 vjeç
  7. Agron Qoli, 52 vjeç
  8. Agron Qafa, 48 vjeç
  9. Asllan Plaku, 30 vjeç