Presidenti i SHBA Joe Biden këtë të shtunë pritet që në fjalimin e tij nga Polonia të deklarojë se “bota e lirë” kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe se ka unitet midis ekonomive kryesore për nevojën për të ndaluar Vladimir Putinin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfimruar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë pas tre ditësh takime urgjente me aleatët e G7-tës, Këshillin Evropian dhe NATO-n, si dhe një vizite me trupat amerikane në Poloni, Biden do të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda.

/abc