Qytetarët vaksinohen më pak
Edhe pse shtatori u cilësua si muaji i hapur për vaksinim si pasojë e ritmeve të larta të infektimeve, vaksinimi u realizua vetëm me rreth 50%.
Nisur nga këto të dhëna, Ministria e Shëndetesisë lëshoi ultimatumin për administraten shtetërore dhe studentët. Asnjë prej këtyre të fundit nuk do të paraqitet në punë apo auditor pa u vaksinuar.Qytetarët e elbasanit japin opinionet e tyre se pse një pjesë e madhe e shqipëtarëve nuk janë vaksinuar.
Muaji shtator është drejt fundit por siç shihet dhe nga shifrat e sipër përmendura, muaji i hapur nuk do të sjellë ato shifra dhe parashikime pozitive të specialistëve dhe drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë.