Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një punëtori 66 vjeçar, Pjetër Nikolli, ka rëndë nga çatia e shtëpisë ku po punonte dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i shtëpisë shtetasi Gjovalin Dusha, 64 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 9 të paradites gjatë ditës së djeshme.
Njoftimi i Plotë
DVP/Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.