Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kolonjë, ku një 72-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga kali.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktima është Ilia Lako 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës.
I moshuari ka qenë duke ecur me kalë teksa kafsha është sulmuar nga disa qen. Për pasojë i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut të spitalit.
