Marc Anthony është martuar për herë të katërt të shtunën kur shkëmbeu betimet me partneren e tij Nadia Ferreira.

Këngëtari 54-vjeçar dhe 23-vjeçarja, ish kandidate për Miss Universe lidhën kurorë pas tetë muajsh fejesë. Ceremonia u bë në Muzeun Perez Art në Miami.

Në dasmë munguan ish-bashkëshortja e Marc-ut, Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj Ben Affleck dhe as binjakët që ata kanë bashkë 14-vjeçarët, Emme dhe Max.

Legjenda e futbollit David Beckham ishte i pranishëm si një nga miqtë më të mirë të dhëndrit ndërsa ndër të ftuarit e tjerë ishin këngëtari kolumbian Maluma.