Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Korçë, me pasojë vdekjen e një 68 vjeçari.

 68 vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në fshatin Pulahë, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është rrëzuar në oborr.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave, ndërsa trupi i viktimës po çohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.