Një 11-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i banesës në Sarandë sot në Mesditë.

Detaje për gjendjen e sa nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa e mitura po transportohet në spitalin e Traumës.

“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.