Të paktën nëntë pacientë me koronavirus vdiqën në një zjarr që përfshiu një qendër tregtare që strehonte një spital në Mumbai ditën e djeshme.

Punëtorët e shpëtimit ishin ende duke punuar për të shuar flakët në një periferi lindore të qytetit, thanë autoritetet, duke shtuar se më shumë se 70 pacientë ishin evakuuar në mjediset e tjera të koronavirusit, shkruan The Guardian.

“Të paktën nëntë nga 11 vdiqën nga mbytja dhe duket se dy kishin vdekur nga Covid pak para se të shpërthente zjarri. Ne jemi akoma në pritje të konfirmimit për këta të dy, ” thanjë zyrtar i qeverisë lokale, i cili nuk pranoi të identifikohej.

“Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë”, tha zyrtari.

Faxweb.al